Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Si pasojë reshjeve të dendura ka pasur përmbytje të rrugës, në afërsi të fshatit Tresh.
Kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë edhe inerte në rrugë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Theksohet se problematika e krijuar ka vënë në lëvizje kompaninë mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor. Pasi kanë ndërhyrë për të bërë të mundur largimin e inerteve nga rruga. Problematika në këtë zonë ka ardhur për shkak të dëmtimit të argjinaturës së kanalit vaditës.
/abcnews.al/