Moti i keq në Shkodër, era e fortë lë pa energji disa zona

schedule09:59 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 09:59 - 16 Dhjetor, 2023

SHKODËR- Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Për shkak të erërave të forta ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne zonat e Vau Dejës, Komanit, Pukës, Velipojës dhe Malësisë se Madhe.

Strukturat e OShEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Sipas Emergjencave Civile, nuk raportohen probleme ne akse rrugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!