Moti i keq në qarkun e Lezhës/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona, rrëshqitje dherash në Kurbin

schedule12:13 - 20 Janar, 2024

schedule 12:13 - 20 Janar, 2024

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë këtë të shtunë. Në qarkun e Lezhës, raportohet për problematika si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike.

Në Lezhë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, konkretisht në njësinë administrative të Zejmenit. Mirdita është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të mesëm.

Ndërkaq, në Kurbin, reshjet janë shoqëruar me erëra të forta, të cilat nuk kanë shkaktuar bllokime të rrugëve, por ka pasur rrëshqitje dherash. Gjatë natës, ka pasur reshje me intensitet të ulët dhe të mesëm, teksa në zonat malore, reshjet kanë qenë 20 mm e në zonat fushore 12 mm.

Deri më tani, rrugët janë të kalueshme, përveç një segmenti në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fanit që pati probleme, por me ndërhyrjen e borëpastrueseve gjendja është normalizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!