Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet, pasi alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi në rajon, ku 27 mijë persona kanë mbetur tashmë pa energji elektrike.
Niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të tjera të cilat mund të rëndojnë edhe më shumë situatën. Ndërkohë janë regjistruar përmbytje të reja në zonën e Ravenës.
Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini tha se bëhet fjalë për dëme të shkaktuar në miliarda euro, të ngjashme me dëmet e një tërmeti.
14 lumenj kanë dale nga shtrati duke e përkeqësuar situatën e përmbytjeve në 24 bashki, ndërkohë që janë 270 grupe pune që po punojnë për rivendosjen e linjave të energjisë.
Disa shkolla vijojnë të jenë të mbyllura në Bolonja ndërsa autoritetet atje kanë bërë thirrje që qytetarët të përdorin rrugët për të lëvizur vetëm në situate emergjente.
Ekipet e emergjencave civile vijojnë operacionet e shpëtimit ku për shkak të përmbytjeve masive po përdoren edhe helikopterët për evakuimin e banorëve që janë në rrezik.
/abcnews.al