Moti i keq në Greqi, 250,000 familje pa energji elektrike

schedule22:27 - 16 Shkurt, 2021

schedule 22:27 - 16 Shkurt, 2021

250,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq në Greqi, kryesisht në zonat veriore të Atikës.

Shërbimet e Emergjencës bëjnë me dije se janë duke punuar për të përmirësuar problemet. Por reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar punën grupeve të emergjencës.

Ndërkohë më herët si pasojë e motit të keq ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në Paleo , Chalandi, Holargos, Agia Paraskevi, por fatmirësisht dëmet në këto zona janë riparuar, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas informacionit nga HEDNO , problemet më të mëdha aktualisht ndodhen në zonat e mëposhtme të Atikës:

– Drosia
– Ekali
– Agios Stefanos
– Anoixi
– Papagou 
– Pjesë të Kifissia dhe Nea Erithraia

Sakaq sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile pas një takimi të jashtëzakonshëm me ministrin e Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidos, dhe zëvendës ministrin Nikos Hasdalias vendosën koordinimin në zonat të ndryshme për zjarrfikës, ushtrinë si edhe grupeve të emergjencave për të përballuar situatat shqetësuese.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!