Moti i ftohtë dhe ngricat në Gjermani janë shkaktarë të aksidenteve të shumta në të cilat vetëm sot kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë anuluar fluturimet nga aeroporti i Mynihut.
Një student humbi jetën dhe të paktën 10 u dërguan në spitale, ndërsa dy të tjerë përfshirë shoferin e autobusit të shkollës, u plagosën rëndë në një aksident në provincën e Saksonisë në Gjermaninë lindore, tha policia.
Dy persona të tjerë humbën jetën pas përplasjes së një makine dhe një kamioni në autostradën A8 në Bavarinë e Epërme.
Dëbora ka arritur një lartësi rekord për muajin dhjetor në Mynih, duke shkaktuar probleme të shumta edhe në transportin rrugor dhe hekurudhor.
Reshjet e borës deri në gjysmë metri në Bavari, Gjermania jugore, çuan në anulimin e shumë trenave, me sistemet e sinjalizimit dhe tabelat elektronike të informacionit që shpesh keq-funksiononin.
Në të gjithë vendin, pasagjerët hekurudhor dhe rrugor u këshilluan të anulonin çdo udhëtim të panevojshëm në mes të kaosit.
Dekada të investimeve të pakta në hekurudhat gjermane janë fajësuar për kaosin në disa pjesë të vendit pasi reshjet e borës bënë që pjesa më e madhe e rrjetit të ndalohej.
/abcnews.al