Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi në det

schedule09:50 - 13 Maj, 2019

schedule 09:50 - 13 Maj, 2019

Prej 24 orësh moti vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje në gjithë vendin.

Deti i dallgëzuar deri në 6 ballë në Durrës ka penguar punën në sektorin e peshkimit. Flota e anijeve prej afro 3 ditësh nuk ka dalë në det, duke mos e ushtruar aktivitetin e peshkimit.

Ka qenë dispeçeri që ka rekomanduar ndalimin e lundrimit të peshkarexhave për shkak të motit të paqëndrueshëm shoqëruar me erë të fortë dhe det të dallgëzuar. Moti i keq është bërë pengesë vazhdimisht edhe për aktivitetin e ngarkim-shkarkimit në sektorin e mallrave.

Puna këtu pezullohet vazhdimisht në mënyrë të përkohshme sa herë që ka reshje shiu me intensitet apo erë të forte. Anijet tregtare si dhe tragetet e linjave, sipas kapitanerisë, nuk janë penalizuar nga moti i keq, duke vijuar aktivitetin e planifikuar, pavarësisht vështirësive në lundrim./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!