Moti i keq në Durrës, disa fshatra pa energji, probleme dhe me nisjen trageteve

schedule11:18 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:18 - 26 Shtator, 2020

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka shkaktuar probleme në aktivitetin portual dhe vonesa në lundrime, ndërsa deti ka arritur forcën në 6 ballë.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësimin e kushteve të motit në fundjavë dhe bëri thirrje për marrjen e masave.

Sic raporton gazetari i ABC News Leonidha Musja disa fshatra në zonën veriore të qytetit, kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa prej rrugëve kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura.

Edhe pse kolektorët janë pastruar  nga ana e bashkisë, përsëri qyteti i Durrësit mbetet problem për shkak të reshjeve.

Rrugët dhe zonat që kanë qenë problematike gjatë ditës së sotme janë: Rruga Taulantia, Stacioni i trenit, Rr. Aleksandër Goga etj, ndërsa disa lagje të tjera brenda qytetit bregdetar, janë zona e kënetës dhe lagja e Shkozetit.  Gjatë muajve të dimrit këto zona shfaqin gjithmonë problematika, sa i përket pranisë së ujit dhe përmbytjeve.

N.D./abcnews.al