Moti i keq në det, trageti i linjës Vlorë – Brindizi pezullon lundrimin

schedule08:48 - 23 Prill, 2019

schedule 08:48 - 23 Prill, 2019

Moti i keq që ka përfshirë Jugun ka shkaktuar dallgë të mëdha në det të hapur. Për këtë arsye trageti i linjës Brindiz – Vlorë nuk ka ardhur në port sipas grafikut të paracaktuar. Sipas informacioneve nga Autoriteti  Portual, situata në det është e rëndë. Ka stuhi dhe një pjesë e mirë e mjeteve lundruese nuk janë lejuar të dalin në lundrim deri në një urdhër të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!