Moti i keq ndërpret fluturimet në Aeroportin e Rinasit, avioni bën ulje të detyruar në një tjetër shtet

schedule14:36 - 29 Maj, 2022

schedule 14:36 - 29 Maj, 2022

Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit. Sipas burimeve për albeu.com, avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq.

Ndalesa në Bari ka qenë një ulje e detyruar, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta.

Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën. Gjithashtu edhe avioni i nisur nga Nice, Francë me destinacion Tiranën është ulur në Brindisi, Itali. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!