Moti i keq merr jetë njerëzish në Europë

schedule12:00 - 9 Janar, 2019

schedule 12:00 - 9 Janar, 2019

Moti i keq ka mbërthyer Europën, ku qindra persona si pasojë e reshjeve të dendura të borës kanë mbetur të bllokuar në rajonin e alpeve. Ndërsa si pasojë kushteve të pafavorshme atmosferike një sërë fluturimesh janë pezuluar.

Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen, një pjesë nga aksidente të lidhura me motin e keq. Por, shumica e presonave kanë ndërrua jetë edhe prej orteqeve.

Në Norvegji 4 skiatorë, një 29-vjeçare suedeze dhe tre finlandezë të moshave 29, 32 dhe 36 vjeç dyshohet të kenë vdekur nga orteku i borës.

Në Rumani, policia ka gjetur trupin e ngrirë të një 67-vjeçari në një parking të qytetit jugor të Slatinës. Ndërsa bashkëshortja e tij kishte njoftuar autoritetet se ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Ndërsa disa persona kanë gjetur vdekjen prej orteqeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërkohë në Holandë, aeroporti i Schipholit u detyrua të anulonte të martën gati 25% të fluturimeve.

Anulime raportohen dhe në Sllovaki. Me dhjetëra refugjatë në veri të Greqisë ndërkohë kanë protestuar ndaj kushteve të vështira të jetesës në kampin e tyre, ndërkohë që vendi është përfshirë nga ngricat./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!