Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Lumi Seman në pikë kritike. Përmbyten toka dhe zonën naftëmbajtëse në Belinë

schedule11:26 - 22 Nëntor, 2025

schedule 11:26 - 22 Nëntor, 2025

Niveli i Semanit në urën e Mbrostarit ka shkuar në 4.5 metra nga 3 metra që është pika kritike.

Si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë gjithë javës dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Banjës, prurjet e lumit Seman vazhdojnë të rriten duke përmbytur toka buqjësore dhe së fundmi edhe dhjetëra puse nafte në zonën e Belinës.

Zonat e ulëta në Suk dhe Jagodinë të Rroskovecit, Belinë dhe Kallm në Fier janë të parat që janë përmbytur.

Ekipet e emergjencave Civile janë në monitorim të situatës ndërsa nga Bordi i Kullimit po punohet me hedhje dherash (argjile) në pikat e  dobëta të argjinaturës së Semanit.

Deri tani lumi ndodhet brenda argjinaturës ose ndryshe në shtratin e vet por banesa,  ekonomi bujqësore, sera dhe panele diellore që ndodhen brenda argjinaturës janë përmbytur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!