Moti i keq/ Java që vjen me reshje shiu, temperaturat do të zbresin me 2-3 gradë

schedule16:09 - 2 Prill, 2023

schedule 16:09 - 2 Prill, 2023

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e shiut mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, prej mbrëmjes së të shtunës. Intensiteti i shiut është më i lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, ku në zona të izoluara janë shoqëruar edhe me stuhi ere.

Për shkak të uljes së temperaturave, në në zonat e thella malore ka prezencë të borës. Reshjet e borës do të vijojnë edhe gjatë natës në zonat juglindore të vendit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ajrit janë ulur me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Edhe java e ardhshme pritet të nisë me të njëjtat kushte atmosferike. Reshjet do të jenë prezente në të gjithë vendin në ditët në vijim, ndërsa në zonat e thella malore do të jenë në formë dëbore. Edhe temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe maksimale të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!