Në prag të përkeqësimit të motit dhe paralajmërimeve për situatë të rënduar atmosferike në ditët e ardhshme, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Takimi mblodhi drejtues të disa institucioneve kyçe, të cilët theksuan gatishmërinë maksimale dhe nevojën për bashkërendim të ngushtë ndërinstitucional, me qëllim marrjen e masave parandaluese në të gjitha zonat e vendit që rrezikohen nga reshjet intensive dhe fenomenet atmosferike.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla: Ministria e Bujqësisë është në kapacitet të plotë me të gjithë stafin në zonat e veriut, por edhe në zonat e jugu siç është Vlora dhe Fieri. Jemi në kapacitet të plotë me 6 skavatorë. Jemi ndarë në dy fronte, Mbrojta në zonën veriore dhe Bujqësia në zonën jugore. Çdo problematikë që lidhet në këtë zonë do të jemi në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme do të jemi koherentë në komunikimin me kryebashkikatë dhe perfektët.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Perfektët janë të vetëdijshëm tani që kemi një dritare veprimi për të marrë masa parandaluese deri në orët e vona të ditës së sotme. Do doja vëmendjen e gjithë kryebashkikavë dhe perfektëve për koordinim dhe gatishmëri. Të bëjmë shpërndarjen e ekskavatorëve me krahë të gjatë.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Kodimi ndërinstitucional duhet të jetë në maksimum. Gjatë këtyre ditëve duhet që të përforcohet sa më shumë. Duke pasur parasysh të gjitha çështjet që në raste reshje janë më evidente. Do ju lutesha shumë të gjithë perfektëve që keni në koordinim./abcnews.al

