10 viktima janë shënuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Europën. Stuhitë kanë shkaktuar përmbytjen e shinave si dhe anulimin e shumë fluturimeve në Spanjë, Portugali, Francë dhe Itali. Një 32 vjeçare koreano jugore humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rërzuar si pasojë e motit të keq në qendër të Madridit.
Ndërsa një burrë humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pasi automjeti i tij u mor nga rrejdha e ujit pranë një lumi në jug të Granadës.
Në Portugali u shënua viktimë një 68 vjeçare. Hollandezi ishte shpallur i zhdukur pasi kishte dalë të shëtiste dhe më pas u gjet i mbytur. 3 viktimat e fundit çojnë në 10 numrin e vdekjeve si pasojë e stuhive që kanë përfshirë Spanjën Portugalinë dhe jugun e Francës, por edhe Italinë, ku kanë humbur jetën 2 persona.
Stuhia Elsa shkaktoi daljen nga shtrati të lumenjve, rrëzoi shtyllat e tensionit si dhe ndërpreu linjat hekurudhore dhe ajrore në rajon.
6 viktima janë shënuar në Spanjë, 2 në Portugali dhe 2 në Itali, ku moti i keq ka bllokuar shërbimet hekurudhore mes kryeqytetit të Lisbonës dhe Portos si pasojë e përmbytjeve të shinave.
Tashmë në një kategori më të ulët stuhia Elsa është zhvendosur në Britaninë e Madhe, por nga ana tjetër stuhia Fabien me erën që arrin një shpejtësi prej 170 kilometrash në orë ka përfshirë veri perëndimin e Spanjës duke detyruar autoritetet të anulojnë 14 fluturime. Rreth 8 mijë shtëpi në Galisia janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve të shtyllave të energjisë elektrike.
Tetë parqe në Madrid janë ende të mbyllura si pasojë e erës së fortë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në jugperëndim të Francës ku në Bordo janë mbyllur dhe varrezat./abcnews.al