Foto ilustruese
Reshjet e shiut shoqëruar edhe me stuhi ere prej ditës së djeshme kanë lënë pa energji elektrike disa fshatra në Kukës, Has e Tropoje. Edhe qyteti i Kukësit ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa lagje të tij.
Si pasoje e reshjeve te dendura te shiut u krijuan probleme dhe bllokime te pjesshme te rrugëve qe lidhin Kukesin me Peshkopine, Shishtavecin, Fusharrësin, rrugët që lidhin Bajram Currin me Valbonën, Lekbibaj Tropoje e Vjetër etj
Kompanitë sipërmarrëse dhe shërbimet publike të bashkive janë në terren , ndërsa grupet e punës të OSHE- se po punojnë në linjat elektrike të dëmtuara nga stuhitë.
Prefekti i qarkut, Granit Xhana kërkoi nga qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e pamotivuara./abcnews.al