Moti i keq dhe me reshje, uji “pushton” rrugët në Vlorë

schedule16:17 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 16:17 - 9 Dhjetor, 2021

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë këtë të enjte duke shkaktuar probleme sidomos në qytetet bregdetare.

Vlora është një ndër zonat që në vendin tonë ka shfaqur probleme të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Nga pamjet e sigurua nga abcnews.al shikohet sesi rrugët Kosova, rruga te Albano, Romina dhe rruga pranë bibliotekës publile Shefqet Musaraj, janë të mbushura me ujë.

Ndërkohë pasagjerët e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi kanë ngelur të bllokuar në det pasi për shkak të kushteve të motit nuk arrin të ankorohet në port./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!