Reshjet e shiut dhe moti i keq ka sjellë rënie gurësh dhe dherash në aksin rrugor Berat-Çorovodë.
Burime për abcnews.al për shkak të rrëshqitjes së dherave më problematike janë zonat si Vodice , Kakruk, Jaupas,Bogovë.
Situata në këto rrugë është bërë shumë e vështirë për drejtuesit automjeteve ku bien dhera dhe gurë shkëmbor nga mali në rrugë.
Ndërkohë fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë problem të shkaktuar në automjete nga rënia e gurëve nga lartësia.
Ndërkaq nga drejtoria e Shërbimeve të Mirëmbajtjes së rrugëve janë vendosur disa punëtorë për të bërë të mundur heqjen e gurëve shkëmbor dhe dherave që bien në rrugë.
Këto janë akse që asnjëherë nuk janë marrë masat e duhura për vendosjen e rrjetave mbrojtëse.
Ndersa prurjet e lumit Osum nuk janë problematike për daljen e tij nga shtrati /abcnews.al