Moti i keq bllokon Zelandën e Re, mbyllen autostradat kryesore

schedule07:01 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 07:01 - 8 Dhjetor, 2019

Zelanda e Re është përfshirë nga moti i keq duke shkaktuar edhe mbylljen e disa autostradave kryesore në ishullin e jugut. Për shkak të shirave të rrëmbyer autoritetet njoftojnë se janë bërë bërë disa evakuime.

Në një deklaratë nga këshilli i distriktit Timaru, banorët që jetojnë pranë lumit Rangitata afër qytetit Timaru në bregdetin lindor, u kërkuan të braktisnin pronat e tyre teksa lumi vërshonte në nivele të larta.

Ndërkohë autostrada shtetërore 1, që lidh Christchurch me Tiramu është mbyllur.

Liqenet në pikat turistike Queenstown dhe Wanaka dolën mbi nivelet normale në fillim të javës, duke shkaktuar mbylljen e rrugëve dhe bizneseve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!