Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen e rrugëve në vend, për shkak të reshjeve të dëborës, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Korçë-Dardhë km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për median dhe opinionin publik
Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore
Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore.
Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.
Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. /abcnews.al