Moti i keq, 6 viktima në Europë

schedule20:06 - 18 Janar, 2018

schedule 20:06 - 18 Janar, 2018

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje ka shkaktuar 6 viktima në Europë. Në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë janë krijuar probleme në transportin ajror dhe hekurudhor.

Moti i keq që ka përfshirë veriun e Europës ka shkaktuar viktima. Në Gjermani, 2 persona kanë humbur jetën. Tufani i njohur me emrin “Frederika” ka shkulur pemë dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturë në rajonet perëndimore të vendit. Ndërkohë, shërbimi kombëtar hekurudhor ka pezulluar lëvizjet e trenëve në rajonet Rehni Verior-Vestfalia, në Rinland Palatinate dhe në Saksoninë e Poshtme.

Ndërkohë, trenat e rajonëve të tjerë kanë vazhduar udhëtimet, por me shpejtësi të reduktuar për shkak të erërave të forta. Nga ana tjetër, fluturime të shumta janë anuluar, si për shembull në aeroportin e Këlnit dhe Bonit. Ndërsa në qytetin e Duisburgut, autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Në Holandë, stuhia e pagëzuar me emrin “Kodi i Kuq” ka futur në kaos sistemin e transporteve. Fluturimet në aeroportin Schipol të Amstërdamit dhe trafiku hekurudhor janë ndërprerë përkohesisht. 3 viktima janë regjistruar në këtë vend, të zënë poshtë nga pemët e shkulura nga stuhia. Përmes rrjeteve sociale, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut që nga stuhia.

Ndërsa në Belgjikë është pezulluar qarkullimi i trenave me shpejtësi të lartë, që nisen për Gjermani dhe Holandë. Në Bruksel, një grua humbi jetën pasi një pemë u rrëzua sipër makinës së saj. Në kryeqytetin belg është pezulluar qarkullimi në disa linja metroje./abcnews.al