Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i ftohtë godet Britaninë, shënohen temperaturat më të ulëta në 26 vitet e fundit

schedule15:22 - 11 Shkurt, 2021

schedule 15:22 - 11 Shkurt, 2021

Britania e Madhe regjistroi sot temperaturat më të ulëta të 26 viteve të fundit. Vendi ishullor është prekur nga vala e ftohtë që vjen nga Rusia që uli temperaturat në malësitë skoceze në 23 gradë Celsius nën zero.

Temperatura në fshatin Breimar ra në -23 gradë Celsius në orën 08:13 (lokale), e cila është më e ulëta e regjistruar që nga 1995 dhe gjithashtu më e ulëta e regjistruar në shkurt në Britani që nga viti 1955, kur Winston Churchill ishte akoma Kryeministër.

“Tani mund të konfirmojmë se nata e kaluar ishte nata më e ftohtë e shkurtit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që nga 23 Shkurt 1955, përfshirë dimrin e vitit 1962/1963,” tha Shërbimi Kombëtar i Motit Britanik në një deklaratë.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!