Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me vranësira për zonat linodre duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rritje sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al