Moti – E shtunë, 31 mars 2018

schedule16:31 - 31 Mars, 2018

schedule 16:31 - 31 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë të gjithë territorin. Pasditja dhe mbrëmja fuqizojnë vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu në Veri dhe gradualisht gjatë natës, shirat shtrihen në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit vijojne me rritje të ndjeshme duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Moti – E diel, 1 prill 2018

Sipas MeteoAlb: Shira të përkohshëm mbeten prezentë në territor gjatë pjesës së parë të ditës. Orët e vona të pasdites sjellin përmirësim gradual të motit në territor POR ultësira perëndimore mbetet e rrezikuar nga shira afatshkurtër edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një renie me 3°C për shkak të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!