Sipas Meteo Alb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në vend deri në orët e pasdites, kur në zonat malore vranësirat bëhen të dukshme duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu, por ultësira perëndimore mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35 °C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7