Moti – E shtunë, 3 mars 2018

schedule14:03 - 3 Mars, 2018

schedule 14:03 - 3 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetetme vranësira dhe reshje të pakta në territor POR shira mesatarë në zonat Qendrore. Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshm të motit , por sërish në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Moti – E diel, 4 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon me vranësira dhe shira të konsiderueshëm në Veri dhe Qendër gjatë paradites, ndërsa mesdita zhvendos intensitetin e shirave në Qendër dhe Jug. Pasditja por kryesisht mbrëmja përmirësojnë në mënyrë graduale motin duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!