Moti – E shtunë, 2 Nëntor 2019

schedule08:16 - 2 Nëntor, 2019

schedule 08:16 - 2 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Pas mesditës parashikohet që vranësirat të shtohen në skajin verior dhe zonat jugore duke sjellë shira të përkohëshëm në këto rajone duke lënë zonat qëndrore me kthjellime dhe vranësira. Orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 6 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!