Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira do të dominojnë jugun dhe qendrën, por vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore.
Pas mesditës shirat do të fuqizohen në veri, ndërsa gjatë natës, shirat shtohen edhe në zonat qendrore dhe jugore.
Temperaturat e ajrit janë rritur me 3 – 4°C në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet nga 6 – 24°C.
Era paraqitet mesatare dhe e fortë në bregdet, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim deri 6 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari