Sipas MeteoAlb: Intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në skajin verior dhe jugor, ndërsa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku moti i kthjellët do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C në zonat malore deri në 22°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë. /abcnews.al