Moti – E shtunë, 10 Gusht 2019

schedule08:00 - 10 Gusht, 2019

schedule 08:00 - 10 Gusht, 2019

Evropa Veriore dhe Verilindore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të  shiut. Ndërsa kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë Pellgun e Mesdheut dhe Evropën Juglindore, gjithashtu dhe Evropa qendrore paraqitet me kthjellime.

Sipas MeteoAlb: Deri në pasdite i gjithë territori shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Por në mbrëmje parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!