Moti – E premte, 6 Korrik 2018

schedule17:22 - 6 Korrik, 2018

schedule 17:22 - 6 Korrik, 2018

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Sërish pasditja sjell vranësira kalimtare në ekstremin verior dhe zonat juglindore, ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke variuar nga 15 deri 36°C, maksimumi i pritshëm në jugperëndim të vendit.

Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor – perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!