Sipas MeteoAlb, vijon moti i qëndrueshëm në vend, si pasojë e masave ajrore me origjinë lindore. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqerojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshem duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -7 °C deri në 16 – 17 °C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al