Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor deri në orët e pasdites, kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë rebeshe të shkurtra shiu. Orët e natës, sjellin shira të dobët edhe në Ultësirën Perëndimore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë; më e ndjeshme në qendër dhe jug, ku pritet maksimumi mbi 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në veri, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari