Moti – E premte, 27 Korrik 2018

schedule16:51 - 27 Korrik, 2018

schedule 16:51 - 27 Korrik, 2018

Sipas MeteoAlb, vijojnë kthjellimet me alternime vranësirash në gjithë vendin gjatë pjesës së parë të ditës.

Pas mesditës dhe orët vijuese deri pranë mbrëmjes, vranësirat fuqizohen në zonat malore, duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu.

Mbrëmja dhe orët e natës përmirësojnë kushtet atmosferike thuajse në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 14 në 35°C.

Era do fryjë e lehtë por deri mesatare në juglindje, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det do vijojë dallgëzim i ulët./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari