Sipas MeteoAlb, territori shqiptar dominohet nga kthjellimet deri pasdite, kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremin verior dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe lindore. Gjatë natës, kthjellimet dominojnë Shqipërinë, përjashtuar vranësira kalimtare në zonat jugore.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat jugore të vendit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari