Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që orët e para të ditës mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në zonat përgjatë kufirit lindor.
Por mesdita sjellë shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar shira të izoluar në zonat Juglindore, ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Nata kthjellon motin në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët./abcnews.al