Moti – E mërkurë, 8 Maj 2019

schedule08:30 - 8 Maj, 2019

schedule 08:30 - 8 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb: Do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore relativisht të freskëta me origjinë veriperëndimore, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente, por herë pas here do të kemi kalime vranësirash, më të dukshme në zonat lindore.

Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por rritje më e ndjeshme sjellin orët e mesditës, duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al