Moti – E mërkurë, 7 shkurt 2018

schedule12:06 - 7 Shkurt, 2018

schedule 12:06 - 7 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Territori dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat gjatë mesditës do të sjellin shira në zonat Perëndimore dhe gradualisht, shirat përfshijnë të gjithë vendin.

Gjatë pasdites parashikohet që shirat të shtohen në pjesën më të madhe të vendit NDERSA reshje të pakta dëbore do të ketë në ekstremin Verior dhe zona të izoluara në Verilindje e Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje me 2 – 3°C gjatë mëngjesit ndërsa në mesditë do të ketë vetëm rritje të lehtë duke ngjitur maksimumin termik në 18°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

Moti – E enjte, 8 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të shpeshta, kryesisht në zonat Veriore dhe Qendrore ndërsa reshje të izoluara në Jug të vendit.

Pasditja do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit në zonat Jugore ndërsa Pjesërisht Qendra dhe kryesisht Veriu mbeten të rrezikuara nga reshje të përkohshme.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR një rënie me 2°C pritet të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Jugperëndimor – Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!