Sipas MeteoAlb: Moti vijon nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë territorin shqiptar deri pas mesditës kur sërisht vranësira lokale do të shfaqen në ekstremin Verior.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në Jug dhe zonat Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në pjesën më të madhe të zonave Veriore.
Temperaturat e ajrit ruajnë vlera të pandryshuara gjatë mëngjesit dhe mesditës ndërsa ekstremalet termike luhaten nga -2 në 15°C.
Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al