Sipas MeteoAlb: Kthjellimet kanë dominuar Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësira kalimtare janë shfaqur në ekstremin Verior dhe zonat Lindore. Orët e pasdites fuqizojnë kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në orët e para të ditës, por një rritje me 2°C është shënuar gjatë mesditës në të gjithë vendin.
Era paraqitet e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det ka vijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.
Moti – E enjte, 29 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit POR vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2°C në vlerat minamale dhe maksimale të ditës duke u ngjitur mbi 20°C.
Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari