Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë motin në të gjithë Shqipërinë deri në mesditë. Po ashtu pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar veriun dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshueshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36 °C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al