Sipas MeteoAlb deri në mesditë moti paraqitet në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku do të ketë kalime vranësirash. Por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të ulen 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36 °C. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews.al