Vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin rrebeshe afatshkurtër paraqiten Lindja dhe Juglindja e kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë në Evropën Veriore, Qendrore dhe atë Jugperëndimore.
Sipas MeteoAlb: Vranësira kalimtare dhe herë pas-here kthjellime do të mbizotërojnë deri në mesditë, në vijim pritet zhvillim i vranësirave pjesën më të madhe të vendit duke sjellë shira. Rajoni jugor do të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në vlerat minimale por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga 15°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtesi 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./ABC News Albania 24/7