Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të shkurtra dominojnë zonat jugore dhe pjesërisht qendrën ndërsa reshje të pakta do të ketë në Veri.
Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të shirave në zonat Perëndimore ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet shtohen në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.
Temperaturat e ajrit kanë qëndruar thuajse konstante gjatë mëngjesit POR një rritje të lehtë sjell mesdita në të gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në Verilindje, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al