Moti – E martë, 13 Nëntor 2018

schedule17:20 - 13 Nëntor, 2018

schedule 17:20 - 13 Nëntor, 2018

Sipas MeteoAlb, ardhja e masave ajrore me origjinë lindore ka diktuar  kushtet e motit të kthjellët por të freskët në të gjithë Shqipërinë, herë pas here jane shfaqur vranësira kalimtare.

Pasditja dhe mbrëmja, do të mbeten me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat termike ditore nga 1 deri ne 25°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë paradite dhe mesatare pasdite me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!