Moti – E hënë, 5 mars 2018

schedule11:53 - 5 Mars, 2018

schedule 11:53 - 5 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor duke sjellë shira në zona të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke intenbsifikuar shirat në pjesën më të madhe të vendit; kushte që vijojnë deri në mesnatë.

Temperaturat e ajrit kanë qëndruar konstante në mëngjes POR me rritje të lehtë mesdita KUR maksimumi ka shënuar 20 – 21°C.

Era paraqitet e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Moti – E martë, 6 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira të dobët POR mesdita INTENSIFIKON shirat në Veri dhe Qendër ndërsa pasditja fuqizon shirat edhe në zonat Jugore.

Duke iu afruar orëve të mbrëmjes, shirat pakësohen ndjeshëm në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërkohë që Veriu mbetet me shira të dobët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit POR qëndrojnë të pandryshuara në mesditë duke luhatur ekstremalet nga 3 në 20°C.

Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!