Moti – E hënë, 27 Maj 2019

schedule09:15 - 27 Maj, 2019

schedule 09:15 - 27 Maj, 2019

Kthjellime do të mbeten prezent në Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë Evropën Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar shira, herë pas herë do të ketë dhe stuhi ere. Edhe Vendet Nordike dhe pjesërisht lindja e kontinentit paraqiten me vranësira të dendura dhe shira.

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta kanë dominuar në territor, më të dukshme paraqiten në qendër dhe Veri të vendit duke gjeneruar shira. Mesdita dhe pasditja  sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura do të jenë në Ekstremin Verior. Ndërsa orët e natës mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por ulen në mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!