Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura dominojnë të gjithë territorin deri në mesdië kur pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira, më të dendura në zonat veri-veriperëndimore ku shirat do të jenë me intensitet mesatar.
Në zonat malore në lartësinë 500 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me vranësira dhe shira të herë pas-herëshme në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit kanë qendruar konstante në mengjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 16 °C. Era do të fryjë mestare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews.al