Moti – E hënë, 15 Tetor 2018

schedule20:10 - 15 Tetor, 2018

schedule 20:10 - 15 Tetor, 2018

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat janë paraqitur në zonat e Ultësirës Perëndimore. Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar në jugperëndim dhe ekstremin jugor.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit janë Ulur lehtë në vlerat e mëngjesit, por kanë ruajtur të njëjtat vlera konstante duke ngjitur maksimumin 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!