Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme kanë dominuar motin gjatë gjithë ditës; më të shpeshta gjatë mesditës duke sjellë shira të dobët në veri dhe pjesërisht në qendër.
Në mbrëmje dhe gjatë natës priten shira të dobët në pjesën më të madhe të territorin.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 9 në 27°C.
Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al